Të mbijetuarit në Turqi përpiqen t’i mbajnë fëmijët ngrohtë në kushte ngrirjeje

Në Malatya të Turqisë, 25-vjeçarja Ozgul Konakci doli nga një ndërtesë me familjen e saj dhe pa se 5 ndërtesa të tjera rreth tyre ishin shembur, duke bllokuar fqinjët e tyre nën rrënoja.

“Ata ende po përpiqen t’i shpëtojnë, por është shumë ftohtë dhe bie borë. Nuk dimë çfarë të bëjmë, thjesht presim”, thotë ajo.

Qytetarja tha se po mundohen t’i mbajnë fëmijët ngrohtë, pasi edhe temperaturat janë të ulëta.

“Disa njerëz donin të ktheheshin në shtëpitë e tyre sepse ishte shumë ftohtë, por më pas ne ndjemë pasgoditje të forta dhe ata dolën përsëri jashtë. Ata të paktën mund të merrnin disa rroba edhe për fëmijët tanë”, tha ai, shkruan BBC.

Ajo shton: “Ne ishim të shqetësuar vetëm për të pasur disa rroba për fëmijët tanë për t’i mbajtur ata të ngrohtë.” 

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë