Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policia ka arrestuar sot dy dilerë të drogës, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, është gjetur drogë.
“Sot (24.08.2023) nëpunësit policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të palejuar me drogë, pas marrjes së njohurive paraprake dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë e B.M. dhe M.M. nga Shkupi”.
“Gjatë bastisjes janë gjetur rreth një kilogram marihuanë, pluhur droge, dy peshore digjitale dhe shumë e lartë parash. Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre, pas dokumentimit të rastit do të vijojnë kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftim.