“Goditja”, Policia në Prizren arrestoi dy persona dhe konfiskoi një armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona ndërsa ka konfiskuar një armë brenda pesë ditësh në Prizren, derisa ka qenë duke e zbatuar urdhrin operativ “Goditja”.

Gjatë këtyre ditëve janë kontrolluar 23 lokale dhe 1 mijë e 908 automjete ndërsa janë legjitimuar 3 mijë e 169 persona.

Policia e Kosovës e ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale e lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.

Zbatimi i planit “Goditja 2023” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë