Aktori i “Hannah Montana”, Mitchel Musso arrestohet në Teksas për vjedhje dhe dehje në publik

Ish-ylli i “Hannah Montana”, Mitchel Musso, gjatë fundjavës u arrestua me akuzën për vjedhje dhe dehje në publik në Rockwall, Teksas.

Musso, i njohur për rolin e tij të Oliver Oken në ‘sitcom’-in e njohur të Disney Channel, u kap nga policia Rockwall të shtunën mbrëma.

Departamenti i Policisë Rockwall deklaroi për shtyp se Musso u arrestua në përgjigje të një shqetësimi të raportuar në një hotel.

Aktori 32-vjeçar, dukshëm i dehur, thuhet se ka hyrë në ambientet e hotelit dhe dyshohet se ka marrë një qese me patatina pa paguar.

Kur u përball me artikullin e papaguar, Musso thuhet se ishte bërë verbalisht agresiv përpara se të largohej nga ambientet.

Oficerët e policisë Rockwall identifikuan Musso jashtë hotelit, ku ishin të dukshme shenjat e tij të dehjes.

Më pas ai u mor në paraburgim me akuzën e dehjes publike dhe vjedhjes nën 100 dollarë. Hetimi i mëtejshëm zbuloi se artisti gjithashtu kishte disa urdhra trafiku të pazgjidhura.

Pas arrestimit të tij, Musso u transportua në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Rockwall, ku kaloi një natë në burg.

Mitchel Musso u bë i famshëm si pjesë e kastit të “Hannah Montana”, duke ndarë ekranin me aktorët e tjerë: Miley Cyrus, Emily Osment dhe Jason Earles nga viti 2006 deri në 2011. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë