Osmani pritet me nderime shtetërore nga presidenti Gjukanoviq

Me nderime të larta shtetërore është pritur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga homologu i saj presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Osmani po qëndron në Podgoricë me ftesë të homologut të saj ndërsa do të takojë edhe kryeministrin e Malit të Zi.

Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë