Një person ka raportuar se më datën 27.08.2023 rreth orës 11:00 një person ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të martën në Gjilan.
Tutje bëhet e ditur lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar me 29.08.2023 ka raportuar, se me datën e cekur viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Shkruan Telegrafi/