Policia i gjeti kokainë, arrestohet pejani

Një person është arrestuar në Pejë, pasi tek i njëjti policia ka gjetur një qese të vogël me kokainë.

Arrestimi i tij është bërë të martën rreth orës 02:20, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi qe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë