Man United do të nxjerrë në shitje 3 lojtarë, klubi kërkon Kane dhe Osimhen

Sulmuesi Anthony Martial mund të largohet nga Manchester United këtë verë.

Sipas Manchester Evening News, francezi është ndër lojtarët që klubi do të nxjerrë në shitje. Gjithashtu, mankunianët janë gati të ndahen me mbrojtësit Harry Maguire dhe Alex Telles, ky i fundit (në huazim te Sevilla).

Trajneri i Manchester United, Eric ten Hag, këmbëngul se objektivi kryesor në treg duhet të jetë një sulmues që mund të shënojë shumë. Klubi është i interesuar për Harry Kane të Tottenham dhe Victor Osimhen të Napolit. Trajneri pëlqen gjithashtu Goncalo Ramos (Benfica) dhe Mohammed Kudus (Ajax).

Martial ka bërë 9 paraqitje në Premier League këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë