Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane – Qafëbotë, në dalje të Konispolit, ku një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka vdekur një 35-vjeçare, ndërsa është plagosur një tjetër.
Mësohet se, mjeti i drejtuar nga një 43-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge, duke i marrë jetën pasagjeres 35-vjeçare, e cila ishte bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.
Njoftimi i policisë së Sarandës:
“Sarandë/Informacion paraprak: Rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. P., 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja A. P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.
Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.” /Shkruan Telegrafi/