Gjendje e rëndë në Turqi: Katër futbollistë nxirren nga gërmadhat, s’dihet asgjë për fatin e ish-lojtarit të Premierligës

Tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi në Kahramanmaraş ka prekur edhe provincat Gaziantep, Malatya, Hatay, Adana, Mersin, Osmaniye, Adıyaman, Şanlıurfa, Diyarbakır në Turqi.

Futbollistët e Hataysporit, Burak Öksüz, Bertuğ Yıldırım, Kerim Alici dhe Onur Ergün u shpëtuan nga rrënojat.

Ndërkaq, futbollisti Christian Atsu, drejtori sportiv Taner Savut dhe përkthyesi i klubit Emre Aslan nuk janë gjetur ende, raporton “sabah.com.tr”.

Mbi një mijë persona raportohet të kenë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm, teksa mijëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Epiqendra e tërmetit ishte në juglindje të Turqisë, e që është ndjerë edhe në disa shtete përreth.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë