Sergio Aguero ndahet nga e dashura Sofia Calzetti pas një romance katërvjeçare

Sergio Aguero është ndarë nga e dashura e tij modele Sofia Calzetti pas një romance katërvjeçare.

Njoftimi vjen pasi u shfaq një video që dyshohet se tregon Sofia, 26 vjeçe, duke puthur një burrë tjetër në një klub nate.

Lajmin e ka konfirmuar në kanalin e tij Twitch, futbollisti i Manchester Cityt, Sergio, 35 vjeç.

Dhe Sofia këmbënguli se pavarësisht ndarjes, ajo ende e do ‘shumë’ ish-in e saj.

Duke folur për gazetarin argjentinas Angel de Brito, ajo tha: “Thuhen shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Gjithçka është në rregull, kemi dialog të mirë, por thuhen shumë marrëzi”.

“Unë nuk jam në një lidhje. Ai është një person që e dua shumë dhe kam shumë respekt për të. Shkaqet e ndarjes janë mes nesh, problemet e marrëdhënieve”, tha ajo.

Dhe duke folur për atë video ku thuhet se u puth me një tjetër person, ajo thotë se është e pafajshme.

“Pashë diçka, dola me miqtë për të kërcyer, po argëtoheshim. Asgjë më shumë. Nuk kishte puthje”, u shpreh modelja.

Së fundmi Sergio u tha fansave se do të kishte një njoftim personal për ta. Në atë kohë, një përdorues e pyeti nëse do të martohej. Dhe troç u përgjigj: “Jo, jam më vetëm se kurrë. Pra, për momentin asgjë”.

Sofia ka postuar një foto të tyre së bashku në qershor, kur ka ndarë një urim për ditëlindjen për partnerin e saj. Megjithatë ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Duke ndarë foto të mbrëmjes së tyre romantike në bordin e një jahti luksoz, ku ata shijuan një darkë bashkë.

Së fundmi çifti kishte shijuar edhe një arratisje romantike në Greqi. Sofia u shfaq për herë të fundit në rrjetin e Instagramit të Sergios në dhjetor 2022.

Çifti u detyrua më parë të mohonte thashethemet e ndarjes në nëntor 2021, kur u përhapën spekulimet se ata kishin marrë rrugë të ndara.

Sergio ishte i martuar më parë me vajzën e Diego Maradonës, Giannina, për katër vjet. Ata u divorcuan në vitin 2012 dhe kanë një djalë së bashku – Benjamin, 14 vjeç. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë