Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten, në orën 00:40.
“Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë. /Shkruan Telegrafi/