Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se të hënën në mbrëmje ka takuar komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.
Kurti në një postim në X shkruan se mezi pret bashkëpunimin me gjeneralin Ulutas për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta.
“Kam pasur kënaqësinë të pres dhe të takoj komandantin e ardhshëm të KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij, dje gjatë darkës.
I udhëhequr nga angazhimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, shkruan Kurti. /Shkruan Telegrafi/