U evakuuan mijëra njerëz, Singapori hedh në erë një bombë të Luftës së Dytë Botërore

Specialistët e ushtrisë së Singaporit shpërthyen një bombë prej 100 kilogramësh të epokës së Luftës së Dytë Botërore të gjetur në një kantier ndërtimi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 4,000 njerëz u evakuuan nga banesat aty pranë për shpërthimin e kontrolluar të martën në Singapor.

Bomba ajrore e pashpërthyer u zbulua javën e kaluar ku po ndërtohej një godinë në periferinë verilindore të qytetit, Bukit Timah, tha policia.

Një re e madhe u pa lart të martën në mëngjes, ndërsa ekspertët e asgjësimit të bombave kryen të parin nga një seri shpërthimesh.

Para shpërthimit, oficerët ushtarakë u panë duke vendosur thasë me rërë rreth zonës.

Policia kishte paralajmëruar banorët që të mos alarmoheshin nga shpërthimi i fortë dhe të shmangnin zonën.

Pajisja ka të ngjarë të përmbajë rreth 47 kilogramë eksploziv, mjaftueshëm të fortë për të shkatërruar një bllok apartamentesh, raportojnë mediat lokale. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë