Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi anulimin e lundrimeve të linjave të trageteve mes Durrësit dhe Barit në Itali dhe anasjelltas për datën 4 shkurt.
Sot pasdite parashikohet një përkeqësim i kushteve atmosferike në të gjithë zonën detare mes Shqipërisë dhe Italisë.
Era pritet të arrijë shpejtësinë deri në 30 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve pritet të shkojë deri në 4 metra, shkruan A2CNN.
Gjithashtu është urdhëruar bllokimi i daljes në det i anijeve të tonazhit të vogël dhe atij të mesëm si dhe sigurimi i këtyre mjeteve në kalata.