Është jashtëzakonisht dekorative dhe ky kombinim i pazakontë do t’ju kënaqë
Nëse dëshironi të kënaqni mysafirët dhe familjarët tuaj me një pjatë të re, kjo herë është mënyra për të “thyer” monotoninë.
Përbërësit:
– 300 g mish të bardhë pule të zier,
– 3 vezë të ziera,
– 100 g kaçkavall,
– 2 thelpinj hudhre,
– 150 g majonezë,
– 100 g kumbulla të thata,
– 150 g arra.
Përgatitja:
Mishin e pulës priteni në katrorë dhe vendoseni në një enë, sipër vendosni djathin e grirë në rende, pak majonezë dhe kumbulla të grira.
Vendosni sërish majonezë, të verdhat e vezëve të grira në rende dhe arrat e grira.
Sërish vendosni majonezë dhe në fund të bardhat e vezëve të grira në rende.
Dekorojeni sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.