Përmbytje në disa zona të Prizrenit, Totaj në terren për t’i ndihmuar qytetarët
Kryetari i zgjedhur i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, gjendet në terren për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ekipet komunale janë të angazhuara në çdo zonë të prekur, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht për ta garantuar sigurinë e qytetarëve./Klankosova.tv/PortaliAlarm/
Postimi i plotë:
Mbrëmë vonë dhe sot që nga orët e hershme të mëngjesit jemi në terren për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet. Ekipet komunale janë të angazhuara në çdo zonë të prekur, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht për ta garantuar sigurinë e qytetarëve.
Luteni që rastet urgjente t’i raportoni në numrat emergjent:
112 Qendra Operative Emergjente;
192 Policia;
193 Zjarrfikësit.
Faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin tuaj!


Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































