Aksidentohet kamioni me majmunë në Misisipi, dyshime se janë të infektuar
Një aksident me kamion i regjistruar në Misisipi ka përhapur panik pasi shumë majmunë u liruan. Pas aksidentit u raportua se majmunët ishin të infektuar dhe të rrezikshme dhe të infektuara.
Aksidenti u regjistrua të martën në mëngjes, rreth 75 milje në lindje të Jackson Shoferi u tha oficerëve se kafshët ishin agresive dhe mbartnin hepatit C, herpes dhe koronavirus, duke i bërë ata të merrnin masa mbrojtëse.
Bazuar në këtë informacion, autoritetet paralajmëruan qytetarët të mos u afroheshin kafshëve dhe vazhduan me vrasjen e disa prej tyre , duke i konsideruar ato si një kërcënim për shëndetin publik.
Disa orë më vonë, doli që informacioni i shoferit ishte i pasaktë.
Sipas Universitetit Tulane majmunët nuk ishin bartës të ndonjë sëmundjeje infektive dhe i përkisnin një organizate kërkimore që bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Biologjike të universitetit.
Zyrtarët e qarkut kanë lëshuar një apel të ri për banorët që të qëndrojnë larg kafshëve , ndërsa një ekip specialistësh është në vendngjarje për të mbledhur kafshët e ngordhura dhe për të identifikuar ato që kanë ikur./Euronews.al/Alarm/
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































