# Tags
#Kosovë #Lajme #Shqipëri

Pas 4 orëve intervistim, Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës: Aeroporti do të bëhet

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka përfunduar intervistimin e tij në Prokurorinë e Tiranës.

Pas 4 orëve intervistim rreth në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës, ai nuk ka dhënë shumë detaje.

Ish-presidenti i Kosovës para mediave ka thënë se këtë çështje e ka lënë në dorë të drejtësisë.

Derisa është futur në veturën e tij, ai ka thënë se aeroporti i Vlorës do të ndërtohet dhe do të jetë një nga aeroportet më të bukura në rajon.

E kam lënë në dorë të drejtësisë, besoj shumë në drejtësi, do veproj ashtu siç do pasojë vendimet, aeroporti do të bëhet, do jetë aeroporti më i bukur”, ka thënë Pacolli./Nacionale/PortaliAlarm/.

Nacionale Facebook