# Tags
#Kosovë #Lajme

E FUNDIT: Familja Thaçi e mbështet Përparim Ramën në balotazhin për Prishtinën

Nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Albni, i cili në zgjedhjet e fundit lokale në Prishtinë ishte kandidat për asambleist nga radhët e PDK-së, ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ai dhe familja Thaçi do ta mbështesin Përparim Ramën në balotazhin për kryetar të Prishtinës, kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Nga sot, unë dhe familja ime e mbështesim Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Ky vendim është marrë për shkak të respektit që ai ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë.

Përparim Rama ka dëshmuar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë dhe sakrificën e vendit tonë.

Faleminderit të gjithë votuesve që më kanë mbështetur në garën time të parë për Asamble, ju jam shumë mirënjohës dhe falënderues për besimin që ma keni dhënë.

Por le të bashkohemi të gjithë për një Prishtinë që respekton të kaluarën dhe ndërton me përgjegjësi të ardhmen!/PortaliAlarm/