Arrestohet burri në Partesh, e kanosi me armë zjarri gruan e tij
Është arrestuar një person në Partesh, pasi i njëjti dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me armë zjarri kishte kanosur bashkëshorten e tij”.
“Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./KlanKosova/PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































