# Tags
#Kosovë #Lajme

Memli Krasniqi pas votimit: “Sot përmbyllim një proces që i jep drejtim vendit për katër vitet e ardhshme”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ushtruar të drejtën e votës për kryetar të komunës së Prishtinës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Pas votimit, Krasniqi theksoi se “sot është një ditë e bukur për Kosovën” dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime, pasi, siç tha ai, “sot përmbyllim një proces që i jep drejtim vendit për katër vitet e ardhshme.”

I pyetur për zgjedhjen e tij, ai u shpreh se “është heshtje e nuk mund të flas”./PortaliAlarm/