Përparim Rama pas votimit: Këto zgjedhje e definojnë të ardhmen e gjithë vendit
Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur votën e tij në balotazhin për kryeqytetin. Pas votimit, ai ka përgëzuar qytetarët për maturinë dhe qetësinë gjatë procesit zgjedhor.
Rama ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare, duke thënë se “keto zgjedhje e definojnë të ardhmen e gjithë vendit, jo vetëm të kryeqytetit, prandaj është e rëndësishme që qytetarët të votojnë në kahjen e duhur”.
Ai gjithashtu ka uruar për një të ardhme të ndritur për kryeqytetin, duke shtuar “na priftë e mbara së bashku të gjithëve” dhe ka falënderuar mediat për mbështetjen dhe punën e tyre gjatë ditës së zgjedhjeve./PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































