Gashi: LDK në Obiliq nuk e pranoi dorëheqjen time, do të vazhdoj t’i qëndroj besnik misionit tonë
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Obiliqit dhe kryetari aktual, Xhafer Gashi, ka njoftuar më 10.11.2025 se Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Degës.
Ai ka thënë se ata kanë shprehur njëzëri besimin dhe vlerësimin për punën dhe angazhimin e tij ndër vite.
“Pas deklarimit tim publik për dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Degës së LDK-së në Obiliq, me kërkesë të Kryesisë së Degës u mbajt mbledhja e radhës, ku u diskutua lidhur me këtë çështje. Ju njoftoj se Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen time nga pozita e Kryetarit të Degës, duke shprehur njëzëri besimin dhe vlerësimin për punën dhe angazhimin tim ndër vite. I falënderoj nga zemra secilin anëtar të Kryesisë për mbështetjen, respektin dhe besimin e treguar”- ka shkruar ai në Facebook.
Ndërsa ka thënë se do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik misionit të përbashkët.
“Rrugëtimi ynë vazhdon, me unitet, dinjitet dhe përkushtim”- ka thënë ai./Kallxo.com/PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































