# Tags
#Kosovë #Lajme

Endrit Thaçi reagon pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga PDK: “Gjurmët e tij do të kujtohen me respekt”

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes një postimi në rrjete sociale, Endriti ka vlerësuar punën e Krasniqit gjatë udhëheqjes së partisë, duke e cilësuar atë si një drejtues me ndershmëri dhe përgjegjësi.

“Një falënderim i madh për Memli Krasniqin për udhëheqjen me ndershmëri dhe përgjegjësi. Gjurmët që ka lënë në PDK do të kujtohen gjithmonë me respekt”, ka shkruar ai.

Dorëheqja e Memli Krasniqit ka sjellë reagime të shumta nga figura politike dhe anëtarë të PDK-së, ndërsa vlerësimet për punën e tij në krye të partisë vazhdojnë të publikohen në rrjete sociale./PortaliAlarm/.