# Tags
#Kosovë #Lajme

IHMK paralajmëron për vërshime në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se më 18 dhe 19 nëntor vendi do të përballet me reshje të shiut me intensitet të lartë, të cilat në disa zona mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

“Duke u bazuar në të dhënat, modelet dhe vrojtimet e kushteve të përgjithshme hidrometeorologjike në vend dhe rajon, parashihet që gjatë datave 18–19/11/2025 në vendin tonë të ketë reshje shiu, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë. Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas institutit, zonat më të rrezikuara janë ato me kullime më të ndjeshme ndaj reshjeve intensive, përfshirë rrjedhën e mesme dhe të poshtme të Drinit të Bardhë, Bistricën e Prizrenit, Mirushën, Toplluhën, Erenikun, Bistricën e Deçanit si dhe disa rrjedha me karakter malor./PortaliAlarm/.