Gruda i PDK-së shkon në Kuvend, do të flasë për buxhetin
Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në Kuvend ku po mbahet seanca për miratimin e buxhetit.
Deputeti Gruda pritet që ta marrë fjalën gjatë kësaj seance, ku do të flasë rreth temës së buxhetit, njofton Klankosova.tv.
Kjo seancë është bojkotuar nga të gjitha ish-partitë opozitare, të cilat e kanë cilësuar mbajtjen e saj si jolegjitime.
Kjo seancë po vazhdon të mbahet përkundër që mungon kuorumi për zhvillimin e saj./KlanKosova/PortaliAlarm/.
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































