# Tags
#Kosovë #Lajme

ZYRTARE: Presidentja Vjosa Osmani nënshkruan dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Përmes një komunikate për media, Presidenca ka njoftuar se në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja Osmani ka shpërndarë sot legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës.

Ky dekret vjen si pasojë e dështimit të dy mandatarëve të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të mbledhur votat e nevojshme për krijimin e Qeverisë: Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Pas takimit me partitë politike, Presidentja ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 28 dhjetor, ani pse këtë datë e kundërshtuan partitë opozitare me argumentin se është përbuzje dhe arrogancë që të ketë zgjedhje gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Njoftimi i plotë:

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës./PortaliAlarm/