# Tags
#Kosovë #Kosovë 1 #Kosovë 2

Kurti: 28 dhjetori, festë e demokracisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, duke hapur kështu zyrtarsisht rrugën për procesin e ri zgjedhor në vend.

Statusi i plotë i Kurtit në Facebook:

“Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presin”./Portali Alarm/