Arrestohet një burrë për sulm ndaj dy femrave, viktimës i konfiskohet spreji
Një incident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra, ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit.
Policia njofton se gjatë sulmit, njëra nga viktimat ka përdorur sprej ndaj të dyshuarit për t’u mbrojtur. Spreji është sekuestruar nga policia si provë materiale.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Lidhur me rastin njëra nga viktimat ka përdorur sprej në drejtim të të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj viktimës iniciohet rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës si dhe përdorim i armës, spreji konfiskohet dhe e njëjta lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton e Policisë.
Incidentet e dhunës nën ndikim alkooli janë të shpeshta, ndërsa spreji konsiderohet armë që kërkon autorizim./PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































