UNICEF: Çdo ditë në Gaza vriten 2 fëmijë, pavarësisht armëpushimit
Mesatarisht, pothuajse dy fëmijë janë vrarë çdo ditë në incidente të lidhura me konfliktin në Rripin e Gazës që nga fillimi i armëpushimit, paralajmëroi sot UNICEF, duke thënë se dhuna nuk është ndalur pavarësisht marrëveshjeje që synon të ndalojë vrasjet.
Zëdhënësi i UNICEF, Ricardo Pires tha se “që nga 11 tetori derisa armëpushimi ka qenë në fuqi, të paktën 67 fëmijë janë vrarë në incidente të lidhura me konfliktin në Rripin e Gazës dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur”.
Ai tha se kjo përkon me “një mesatare prej pothuajse dy fëmijësh të vrarë çdo ditë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit”./Telegrafi/PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































