Ishte nisur nga Shqipëria, kapet në Vërmicë të Kosovës një furgon me 300 kg eksploziv
Dogana e Kosovës ka njoftuar se pasditen e djeshme ka sekuestruar rreth 300 kilogramë eksploziv në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, në një operacion të përbashkët me policinë kufitare, e cila, sipas njoftimit, është duke vazhduar me veprimet e mëtejshme ligjore.
Në bazë të njoftimit, pavarërisht se drejtuesi i automjetit kishte pretenduar se nuk posedon mallra për deklarim, kontrolli në vijën e dytë ka zbuluar eksploziv të ndarë në thasë, të fshehur në bagazhin e furgonit dhe të kamufluar me pajisje peshkimi.
Në bazë të informacioneve paraprake eksplozivi ishte nisur nga Shqipëria për të hyrë në territorin e Kosovës.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa ka riafirmuar angazhimin për parandalimin e çdo forme të kontrabandës./Shqiptarja.com/PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































