# Tags

“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit: Kemi bërë detyrën si për mbështetësit, ashtu edhe për kundërshtarët

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato zhvilluan një konferencë për shtyp pas progres-raportit të dalë një ditë më parë nga Samiti i Zgjerimit të BE-së në Bruksel. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se qeveria e tij nuk do të largohet pa e bërë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. “Grupi […]

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian “nëse do t’i vendoste nesër sanksione Rusisë dhe ta njihte Kosovën”, raporton “Kossev”.  Ai ka qëndruar në Bruksel gjatë të martës, për të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian të […]

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Taulant Balla dhe Marco Tarquinio, në një deklaratë të përbashkët në përfundim të këtij takimi, vunë theksin te reformat që ende janë shumë të nevojshme për ta çuar Shqipërinë edhe më pranë BE-së. “U fokusuam veçanërisht tek reformat që ende janë shumë të nevojshme […]

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, temë në takimin e Osmanit me presidentin bullgar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Riad, ka takuar homologun e saj bullgar, Rumen Radev. E para e shtetit ka bërë të ditur se në takimin me Radev, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. “Presidenti […]

Elisa Spiropali: Integrimi i Kosovës, prioritet strategjik i BE-së

Elisa Spiropali, ministre e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, u takua me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesen e lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, me të cilën ka biseduar, mes tjerash, edhe për sigurinë në rajon. Spiropali, në një postim në ‘Facebook’, ka bërë të ditur qëllimin e […]

“Kosova, partnere e BE-së”, presidentja flet nga Berlini

Presidentja Vjosa Osmani në sesionin e liderëve të Berlin Global Dialogue, tha se Kosova është partnere strategjik e Bashkimit Evropian. Ajo përmend rininë e Kosovës, dhe të mirat që kjo rini mund të ia ofrojë BE-së, transmeton Klankosova.tv. “Të kesh Kosovën në familjen e BE-së, do të thotë të kesh një partner që kupton rrezikun […]

Arsyet për pengesa në raportet mes Kosovës dhe BE-së shihen ndryshe nga Kosova dhe Komisioni Evropian

Në një debat kushtuar zgjerimit të BE-së të zhvilluar në Bruksel në Qendrën për Studimin e Politikave Evropiane (CEPS), ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, por edhe Drejtori i përgjithshëm i Komisionit Evropian për zgjerim, Jan Kopman, janë shprehur se raportet mes Kosovës dhe BE-së kanë mundur të jenë më të frytshme dhe se […]

Zelensky: Nuk do të bëjmë lëshime për territorin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendi i tij është gati të mbështesë një armëpushim, por nuk do të bëjë lëshime për çështjen territoriale. Zelensky, i cili ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), përpara samitit bëri deklarata për shtyp me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. […]

Kryediplomatja e BE-së: Ukraina nuk duhet të heqë dorë nga territori në këmbim të paqes me Rusinë

Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, ka thënë se Ukraina nuk duhet të heqë dorë nga territoret e saj si pjesë e ndonjë marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Duke folur me gazetarët në Luksemburg pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, Kallas e bëri të […]

  • 1
  • 2